Prishtinë 22 janar 2026 13:52
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.
Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.
Në ceremoninë e pranimit marrin pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve