Prishtinë 22 janar 2026 09:52
Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje ushtarake në Komunën e Leposaviqit, gjatë një operacioni patrullimi dhe kontrolli në terren.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur dje në fshatin Llozno.
Gjatë patrullimit në rrugë, zyrtarët policorë kanë hasur fillimisht në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.
Pas kësaj, policia ka kryer kontroll në tri shtëpi të pabanuara, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy gëzhoja, një rrethatore, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota baroti për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune, si dhe gëzhoja të tjera të fishekëve.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të tij.
“Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm , një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në njoftim.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit