Prishtinë 21 janar 2026 14:52
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – organizatë joqeveritare që luan rol kyç në mbështetjen e viktimave të torturës dhe traumave të luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, një nga temat qendrore të diskutimit ishte ndikimi afatgjatë i dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, e cila preku mijëra njerëz gjatë luftës – gra, vajza, burra dhe djem të të gjitha përkatësive etnike.
“COMKFOR rikonfirmoi rëndësinë e kuptimit të këtyre dinamikave komplekse shoqërore, në përputhje me mandatin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Diskutimi thuhet se preku edhe sfidat me të cilat përballet kjo qendër në zhvillimin e një sistemi institucional të mbështetjes, njohjes dhe llogaridhënies për të mbijetuarit.
“Të kuptuarit e ndikimit të thellë dhe afatgjatë të traumës së luftës dhe të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në shoqërinë kosovare është thelbësor për misionin tonë”, ka thënë

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit