Prishtinë 20 janar 2026 13:00
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë sot homazhe për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit, duke rikujtuar një akt të padrejtë dhe të dhunshëm ndaj kujtesës kolektive.
Në një postim në Facebook, Rexhepi thekson se, edhe pse lapidari u hoq, e vërteta historike dhe kujtesa nuk mund të shuhet me vendime politike apo ekskavatorë. Ai shtoi se emrat e dëshmorëve jetojnë dhe mbeten të paharrueshëm në zemrat e shqiptarëve.
“Lavdi dëshmorëve të kombit!”, shkruan Rexhepi, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për ata që dhanë jetën për kombin.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës