Prishtinë, 18 janar 2026 17:23
Një nxënës nga Kosova, ka shkëlqyer në garat shkencore dhe të matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për Nil Kelmendin, nxënës i klasës së tretë.
Ai u rendit i pari në kategorinë “Best of the Best” në Matematikë dhe i treti në kategorinë “Best of the Best” në Shkencë në garën prestigjioze Neo Science Olympiad, e cila u mbajt nga 10 deri më 15 janar në Orlando.
Nili, nuk shkëlqeu vetëm në fazën finale, por tregoi konsistencë dhe nivel të lartë përgatitjeje gjatë gjithë procesit të garës.
Talenti u rendit i pari në të gjitha fazat parakualifikuese online, duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës dhe duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë në fushat e matematikës dhe shkencës
Suksesi i Nil Kelmendit, është një dëshmi e qartë se talenti, puna e vazhdueshme dhe mbështetja e duhur mund të sjellin rezultate të mëdha, edhe në moshë shumë të re.
Ky rezultat nuk është vetëm një arritje personale për Nilin dhe familjen e tij, por edhe një krenari për Kosovën, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që kanë nxënësit tanë në skenën ndërkombëtare
Pjesëmarrja e fëmijëve nga Kosova në këtë garë u organizua nën përkujdesjen e Kosova Global Talent Center, i cili po luan një rol të rëndësishëm në identifikimin, zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në fusha akademike dhe shkencore.
Ky sukses shërben si frymëzim për nxënësit e tjerë dhe si motivim për të investuar edhe më shumë në edukim, dije dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin