Ptishtinë 16 janar 2026 14:24
Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për Tëvë1 se shumë shpejt do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari në Prekaz.
Kryeprokurori Blerim Isufaj ka theksuar se procedurat janë në përfundim dhe aktakuza do të paraqitet në kohën më të shpejtë të mundshme. “Shumë shpejt do ta kemi një aktakuzë për masakrën që ka ndodhur në Familjen Jashari në Prekaz, e them shumë shpejt,” ka deklaruar Isufaj për Tëvë1.
Sa i përket aktakuzës për Masakrën e Reçakut, përvjetori i së cilës u shënua më 15 janar 2026, Isufaj ka bërë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për të gjithë personat që figurojnë në aktakuzë. Ai ka shtuar se për këtë çështje është kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse autoritetet janë të vetëdijshme se nuk pritet përgjigje.
“Janë lëshuar urdhër-arrestet për të gjithë personat që janë në aktakuzë. Në këtë rast kemi kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se ata nuk do të na përgjigjen.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante