Prishtinë 16 janar 2026 14:10
E plotësuar, ora 11:40) Trupi Gjykues në Gjykatën Themelore ka refuzuar kërkesën e avokates së të akuzuarit Dushan Maksimoviq për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve shtesë, në vazhdim të seancës gjyqësore për sulmin në Banjskë, ku të akuzuar janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Gjykata theksoi se dëshmitarët e propozuar nuk do të ndryshonin vlerësimin mbi fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit, i cili sipas aktakuzës akuzohet vetëm për rol ndihmues brenda grupit të akuzuar.
Po ashtu, u refuzuan edhe propozimet e mbrojtjes për nxjerrjen e ekspertizës për krahasimin e uniformave, pasi gjykata vlerësoi se një vlerësim i tillë mund të bëhet direkt nga përmbajtja e fotografive.
Seancat e radhës do të mbahen më 18, 19 dhe 20 shkurt, duke filluar nga ora 9:30. Në seancën e parë do të dëgjohet dëshmitari i cili ishte propozuar më herët.
Të akuzuarit për rastin e sulmit terrorist në Banjskë sërish para gjyqit
(E plotësuar, ora 10:55) Po vazhdon gjykimi në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nën masa të rrepta sigurie, tre të akuzuarit për rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maskimoviq, kanë dalë sërish para gjykatës. Në këtë seancë, mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që për këtë rast të dëgjohen edhe nëntë dëshmitarë të tjerë.
Kjo është kundërshtuar nga prokurori i rastit, me arsyetimin se kjo përbën zvarritje të procesit, ndërsa ka shtuar se dymbëdhjetë dëshmitarë janë dëgjuar. I njëjti ka propozuar që kërkesa për dëgjimin e dëshmitarëve shtesë të refuzohet nga trupi gjykues.
Edhe avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve, pasi sipas tij kjo po bëhet veç sa për të krijuar alibi.
Kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve e kanë kundërshtuar edhe avokatët e tjerë të palëve të dëmtuara, të cilët këtë kërkesë e kanë cilësuar si tentim për prolongim të procedurës.

Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën
Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, në agjendë takime me liderë ndërkombëtarë
27 vjet nga themelimi i TMK-së