Prishtinë 14 Janar 2026 14:40
Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimeve me liderët e Kosovës të mërkurën, ka thënë se shpreson që sivjet të ringjallet dialogu që në vitin e shkuar mungoi. Në Prishtinë ai takoi kryeministrin në detyrë, presidenten dhe liderë të opozitës, duke theksuar nevojën për formimi të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve e rikthim të palëve në dialog.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë Albin Kurti, që në zgjedhjet e 28 dhjetorit fitoi më shumë se gjysmën e votave dhe që pritet ta udhëheqë vendin me qeveri të re, sipas një komunikate për media, tek ka folur për rikthimin e dialogut ka theksuar ato që i më herët i kishte paraqitur si kushte. Ai ka thënë se janë të rëndësisë thelbësore tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiqi e nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit.
E Presidenca ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ia ka kujtuar Sorensenit shkeljet e vazhdueshme që Serbia ua ka bërë marrëveshjeve të dialogut. Ajo po ashtu ka thënë se interpretimi selektiv i marrëveshjeve e dëmton procesin.
Liderët e opozitës ndërkaq kanë thënë se kanë folur për konstituimin e institucioneve të reja dhe për stabilitet institucional.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë