Prishtinë, 10 janar 2026 11:34
Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thonë se përkundër angazhimit të tyre çështja e personave të zhdukur vazhdon të mbetet plagë e hapur për shumë familje kosovare.
Kushtrim Gara nga ky Komision thekson se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar gërmime në 32 lokacione dhe janë gjetur 24 mbetje mortore.
Sipas tij, sfiduese mbete mungesa e informacioneve dhe qasja politizuese e shtetit serb karshi të të pagjeturve.
“Janë diku më shumë se 30 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues brenda territorit të Republikës së Kosovës. Sigurisht që jo të gjitha kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore për shkak se kemi thënë gjithmonë se sfidë në këtë proces vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme, më saktësisht mungesa e informacioneve që do të duhej të vinin nga arkivat institucionale të Serbisë. Pra rrjedhimisht sfida vazhdon të mbetet qasja politizuese e Serbisë kundrejt kësaj problematike”, thotë ai.
Se çështja e personave të pagjetur nuk pas ndonjë zhvillim pozitiv e thotë edhe drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj.
Sipas tij problemi kryesor në prolongimin e çështjes së të zhdukurve është mos zbatimi i Deklaratës së Përbashkët si ngecja në dialogun Kosovë-Serbi.
Edhe kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit, Ahmet Grajqevci, e sheh vitin 2025, ashtu si çdo vit tjetër, pa përparim të dukshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Edhe ky vit nuk dallon prej viteve të tjera paraprake, sepse në këtë vit ka pas pak më shumë hulumtime 28 vende janë hulumtuar në brendësi të Kosovës, ndërsa 1 në Kozhle të Serbisë edhe është hulumtuar në shtator si lojërat serbe që di t’i bëjë ajo e kanë ndërprerë në nëntor dhe kështu politikisht shtyhet këto procese jashtë Kosovës. Sa i përket brenda Kosovës janë hulumtuar ka gjetje mortore por presim analizën a ADN-së që do të dal…Familjarët asnjëherë nuk mund të jenë të kënaqur derisa nuk e gjejnë familjarin e vetë. është bërë pak punë, por jo sa duhet”, thekson Grajqevci.
Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), 1,591 persona nga lufta në Kosovë ende figurojnë si të zhdukur, nga gjithsej 6,063 të raportuar fillimisht.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve