Mitrovicë, 10 janar 2026 11:31
Spitali i Mitrovicës bëri të ditur se është rritur numri i lindjeve gjatë vitit 2025. Në njoftim bëhet e ditur se në vitin 2025 u kryen gjithsej 1716 lindje, me 1744 foshnja të porsalindur, që paraqet numër për 118, më shumë, krahasuar me vitin 2024.
“Mjekët gjinekologë gjatë vitit 2025, kanë kryer edhe 5185 vizita mjekësore ambulantore tek pacientet. Rritja e numrit të lindjeve është shënuar falë punës me përkushtimit nga stafi, besimit të pacientëve, si dhe përmirësimit të shërbimeve mjekësore.
Pas këtij suksesi qëndron puna e palodhshme e gjinekologëve, neonatologëve, mamive, infermierëve dhe gjithë ekipit që 24 orë në ditë, me dije dhe humanitet, kujdesen për nënat dhe foshnjat e porsalindura”, thuhet në njoftim.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave