Prishtinë 07 janar 2026 17:35
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, gjeneralmajor Ulutash ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në Kosovë dhe për të forcuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
“Gjeneralmajor Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal. Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, në veçanti me Policinë e Kosovës”, thekson KFOR-i.
Në njoftim KFOR ripotencon se “vazhdon zbatimin e mandatit të tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it