Prishtinë, 7 janar 2026 17:05
Agjjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton se situata me vërshime në territorin e Kosovës paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna si pasojë e reshjeve të shumta.
Një nga zonat më të prekura është Anadrinisa në Komunën e Prizrenit, ku uji i Drinit të Bardhë ka dalë mbi rrjedhën normale dhe ka përmbytur dy anët e rrjedhës.
Sipas policisë, rruga Gjonaj-Krajk është e bllokuar pasi uji ka arritur mbi 1.5 metra në rrugë, duke pamundësuar qarkullimin.
“Në pjesën tjetër të vendit, gjendja mbetet stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm,” njofton AME.
Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me strukturat komunale dhe Qendrën Operative të Agjencisë, janë angazhuar për pompim të ujit dhe largim të përmbytjeve, sigurimin e objekteve të rrezikuara dhe monitorimin e pikave kritike.
Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve. AME thekson se nuk raportohet për humbje jete, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara dhe po vlerësohen nga autoritetet lokale.
“Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm,” thonë nga AME.
AME ka apeluar te qytetarët që të shmangin zonat e rrezikuara, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.
AME konfirmon se situata mbetet nën monitorim aktiv dhe është e përkushtuar të informojë publikun 24/7 për çdo zhvillim të ri.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve