Prishtinë, 7 janar 2026 07:01
Moti i ngjashëm me atë gjatë ditës së djeshme pritet të mbajë edhe sot, ndërsa nga dita e enjte parashihet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë ulje të temperaturave dhe reshje bore. Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas meteorologut Besim Aliu, moti do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu me intensitet mesatar deri të lartë. Nga dita e enjte pritet rënie e temperaturave, ndërsa gjatë natës do të fillojnë reshjet e borës.
Ai theksoi se presioni atmosferik aktualisht është nën vlerat normale, ndërsa erërat fryjnë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi i vendit. Temperaturat e ulëta që do të vazhdojnë edhe të enjten dhe të premten pritet të krijojnë kushte për ngrica në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik, me rreth 250 litra për metër katror, ndërsa në rrethin e Gjakovës janë shënuar 200 deri në 220 litra për metër katror. Reshje të mëdha janë regjistruar edhe në Gllogjan dhe fshatrat përreth.
Po ashtu, Malisheva është përballur me reshje të shumta, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime gjatë ditës së sotme.
Nga Instituti Hidrometeorologjik bëhet e ditur se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndaj qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve