Prishtinë, 7 janar 2026 06:46
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka marrë vendim për shtyrje të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar për shkak të vërshimeve që kanë përfshirë vendin, që ishte paraparë të nisë më 8 janar.
“Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar. Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026, ka shkruar ajo.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales