Prishtinë, 6 janar 2026 19:09
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje të thellë për institucionet dhe qytetarët që po përballen me përgjegjësi dhe solidaritet me situatën e krijuar nga reshjet e dendura dhe vërshimet që kanë përfshirë disa zona të vendit.
Në një reagim publik, Osmani theksoi se mbrojtja e jetës dhe e pronës mbetet prioritet absolut, duke vlerësuar angazhimin profesional të të gjitha strukturave përgjegjëse. “Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet”, ka deklaruar ajo.
Presidentja bëri të ditur se gjatë gjithë ditës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave të prekura, të cilët, sipas saj, po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore. “Kryetarët e komunave po e menaxhojnë situatën në terren me përkushtim, në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore”, u shpreh Osmani.
Ajo vlerësoi edhe punën e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, e cila, sipas Presidentes, po punon pareshtur në koordinim me organet e rendit për t’u përballur me pasojat e motit të keq. Po ashtu, Osmani falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e saj të plotë. “FSK-ja ka vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, nëse paraqitet nevoja”, theksoi ajo.
Duke paralajmëruar se situata mbetet serioze, Presidentja Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente. “Vigjilenca e qytetarëve dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet janë vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate”, përfundoi ajo.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve