Prishtinë, 5 Janar 2026 18:51
Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, po përhap dezinformata duke pretenduar se në Kosovë po zhvillohet një “spastrim etnik gradual i serbëve”, si dhe se autoritetet e Kosovës po krijojnë qëllimisht “kushte të padurueshme jetese” për komunitetin serb.
Çfarë tha Bocan-Harçenko?
“Bëhet fjalë, për këtë mund të flitet hapur, për një spastrimi etnik gradual të pa shpallur. Me fjalë të tjera — dëbimin e serbëve nga territori i Kosovës, krijimin e kushteve të padurueshme për jetesë për ta. Dhe e gjithë kjo po bëhet, nuk do të rikujtojmë tani se për çfarë bëhet fjalë, por ky pushtim i veriut të Kosovës nga ana e Prishtinës ka ndodhur, po ndodh dhe, për fat të keq, duhet të nisemi nga fakti se do të vazhdojë”, tha shefi i përfaqësisë diplomatike ruse në Beograd, raporton RT Balkan.
Analizë e deklaratës
Sipas Telegrafit, Harçenko dhe mediat ruse si RT Balkan e Sputnik Serbia po përsërisin narrativën e Beogradit se Kosova “po i vret serbët sistematikisht”, një pretendim që cilësohet si i pabazuar dhe i paprovuar nga raportet ndërkombëtare.
Serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të konsiderueshme, janë të integruar në institucionet shtetërore dhe shumë problematikat me të cilat përballen lidhen më shumë me politikën e Beogradit sesa me institucionet e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 deputetë, 20 vende janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb.
<span;>Kjo tregon se përfaqësuesit serbë marrin pjesë drejtpërdrejt në pushtetin legjislativ të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit