Prishtinë 05 Janar 2026 15:21
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë të hënën në hapjen e një spitali të ri në Trebinje. Nga aty, Vuçiq ka thënë se shtetet e rajonit po punojnë për ta rrëzuar atë. Ndër të tjera ai e akuzoi edhe Prishtinën zyrtare.
“Njerëzit në Serbi e duan Republikën Srpska dhe nuk turpërohen ta thonë këtë. Është më mirë të jetosh si skifter për një ditë sesa të fshihesh si mi për pjesën tjetër të jetës. Fushata më e ndyrë po zhvillohet kundër Serbisë kudo në rajon, jo vetëm në Prishtinë dhe Zagreb, por edhe në Sarajevë dhe Podgoricë. Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse jemi një pengesë mjaftueshëm e fortë.
Kroacia po punon së bashkume Kosovën dhe Shqipërinë për të na shkatërruar dhe po përbëjnë një kërcënim ushtarak. Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet ushtarake.
Do ta dyfishojmë forcën tonë ushtarake, e cila tani është e dyta me rritjen më të shpejtë në botë, në dy vitet e ardhshme, sepse e dimë shumë mirë se çfarë është liria. Liria është gjëja më e rëndësishme për një serb. Do ta ruajmë atë, pa rrezikuar askënd. Vitin e kaluar bëtë gjithçka për të më rrëzuar me ndihmën e një faktori të jashtëm. Dështuat. Unë nuk jam Slobodan Millosheviq , nuk jam as naiv dhe as budalla që t’ju besoj. Ne po ruajmë paqen, por do të jemi të gatshëm t’i japim një përgjigje adekuate çdo agresori. Aq të fortë sa nuk do t’u ndodhë më kurrë. Amerika ka filluar të mbrojë interesat e saj. Çfarë do të bëjmë kur të thonë se u duhet Grenlanda? Nuk do të ndërhyjmë në këtë, le të vendosin vetë. Do t’i pyesim se çfarë ndodhi me Kosovën” – tha Vuçiq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit