Prishtinë, 4 janar 2026 19:06
Viti i ri nisi me hapa të qartë drejt modernizimit dhe përmirësimit të sistemit prokurorial në Kosovë, me zbatimin e reformës së miratuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Reforma e re, që hyn në fuqi në janar 2026, synon të fuqizojë funksionimin e këtij institucioni kyç dhe të forcojë besimin publik në drejtësinë prokuroriale, shkruan Betimi për Drejtësi.
Sipas ligjit të ri, numri i anëtarëve të KPK-së reduktohet nga 13 në 7, duke krijuar një strukturë më efikase dhe të balancuar të përfaqësimit brenda këshillit. Kjo masë synon të përmirësojë llogaridhënien dhe transparencën në proceset vendimmarrëse dhe të përshpejtojë funksionimin institucional në shërbim të qytetarëve.
Reforma parashikon që anëtarët e zgjedhur të vazhdojnë detyrën deri në përfundim të mandatit të tyre aktual, duke siguruar stabilitet dhe vazhdimësi gjatë tranzicionit drejt përbërjes së re. Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit mbeten në këshill, duke I sjellë institucioni përvojë profesionale dhe angazhim të fortë për rritjen e standardeve të drejtësisë.
Kjo reformë përfaqëson një nga ndryshimet ligjore më të rëndësishme në sistemin prokurorial shqiptar në vitet e fundit, duke pasqyruar angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe për të rritur efikasitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale. Me këtë hap, Prokuroria e Kosovës tregon një qëndrim të fortë drejt profesionalizmit, integritetit dhe transparencës, duke u përqendruar në misionin e saj kryesor: mbrojtjen e interesit publik dhe sundimin e ligjit në shërbim të qytetarëve të Republikës.

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi
Islami: Serbia po përdor arrestimet për të barazuar viktimën me kriminelin
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës