Prishtinë, 3 janar 2026 19:24
Profesori universitar dhe politologu Dorajet Imeri ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.
Sipas Imerit, tensionet SHBA–Venezuela nuk duhen parë si të izoluara, por si pjesë e një strategjie globale ku Uashingtoni po përballet gjithnjë e më drejtpërdrejt me ndikimin rus, kinez dhe iranian në rajone të ndryshme të botës.
“Në Ballkan, Serbia vazhdon të mbështetet në të njëjtin bosht aleancash si Venezuela, Rusia, Kina dhe Irani. Lidershipi në Beograd po mendon se kjo lojë mes “neutralitetit” dhe orientimit lindor mund të vazhdojë pa pasoja, por ky kalkulim po has në rezistencë serioze nga SHBA dhe NATO. Mungesa e një pozicionimi të qartë pro-perëndimor mund ta kushtojë shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook”.
Ai tha se Uashingtoni po bën të qartë se nuk do të tolerojë më përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të minuar interesat e SHBA–NATO-s, duke përdorur aktorë të tretë për të ndezur tensione dhe konflikte në rajone të ndryshme të botës.
“Qëllimi i kësaj strategjie është i qartë: dobësimi i demokracive dhe vlerave perëndimore. Në këtë kontekst, provokimet e vazhdueshme të Serbisë në rajon po shihen si pjesë e një skeme më të gjerë. Nëse kjo qasje vazhdon, reagimi i Perëndimit mund të jetë i fortë. Durimi i administratës amerikane po soset ndaj shteteve që paraqiten si neutrale, por në realitet veprojnë kundër rendit demokratik perëndimor”, tha ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit