Prishtinë, 03 janar 2026 14:34
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër, siç e ka quajtur ajo, regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Osmani theksoi se Presidenti Trump ka qëndruar me popullin e Venezuelës duke iu kundërvënë narko-shtetit të udhëhequr nga Nicolas Maduro, në mbrojtje të Amerikës dhe sigurisë globale nga kartelet dhe krimi i organizuar. Sipas saj, ky është shembull i qartë i forcës dhe lidershipit amerikan.
Ajo shtoi se populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të bazuar në sundimin e ligjit, e jo në frikë dhe autoritarizëm.
Osmani nënvizoi se narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar paraqesin kërcënim për paqen edhe përtej kufijve kombëtarë.
Duke kujtuar përvojën e Kosovës, Osmani tha se vendi e kupton mirë ndikimin e vendosmërisë amerikane, duke theksuar se çlirimi i Kosovës është dëshmi e drejtpërdrejtë e kësaj mbështetjeje.
Në anën tjetër, mbështetje ka dhënë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, i udhëhequr nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin e luftës kundër kësaj dukurie globale.
Ai nënvizoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër, siç u shpreh, cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues të kundërshtarëve të këtyre vlerave.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit