Prishtinë, 29 dhjetor 2025 19:26
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.
Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha ai.
“Dje, qytetarët e Kosovës na dhanë edhe një herë një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur ai vjen pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona motra dhe për lëvizjen më të gjerë progresive, teksa angazhohemi për ndërtimin e shoqërive ku dinjiteti dhe mirëqenia e njerëzve janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit