Prishtinë, 29 dhjetor 2025 18:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e synon edhe një mandat tjetër si presidente e vendit.
Ajo ka thënë se po pret për formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.
“Do të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare. Do të duhet që të ulemi të diskutojmë dhe të shihet nëse do të dëshirojnë që të dëgjohet vullneti i qytetarit i cili është i qartë. Në shumicën dërrmuese të matjeve shihet që diku 81% të qytetarëve dëshirojnë një mandat të dytë për mua. Do të shohim nëse deputetët dëshirojnë një materializim të këtij vullneti. Nëse deputetët nuk dëshirojnë dhe nuk kanë vullnet, unë do ta vazhdoj angazhimin tim politik”, ka deklaruar presidentja Osmani.
Osmani poashtu ka theksuar se kjo është një çështje që do ta vendosë parlamenti i ri, mirëpo ajo përsëriti që angazhimin politik nuk do ta ndërpresë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit