Prishtinë, 27 dhjetor 2025 11:37
Njohës të sigurisë dhe të çështjeve politike i vlerësojnë shqetësuese veprimet e Beogradit për hapjen e konkurseve në institucionet paralele shëndetësore serbe në Kosovë, duke theksuar se ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë zgjedhor te qytetarët serbë dhe krijojnë një presion juridik dhe kushtetues ndaj Kosovës.
Ata kanë theksuar se Bashkimi Evropian duhet të japë një reagim të menjëhershëm ndaj këtyre veprimeve, për të parandaluar interferimin e shtetit serb në proceset zgjedhore dhe brenda sistemit kushtetues të Kosovës.
Politologu Albinot Maloku, ka theksuar se konkursi ka një konotacion të fortë zgjedhor për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa eksperti i sigurisë Drizan Shala e ka cilësuar këtë si një mesazh të qartë të Beogradit për interferim brenda sistemit kushtetues të Kosovës.
Ai ka thënë se veprimet e Beogradit janë pjesë e fushatës elektorale për të mbajtur fuqinë e Listës Serbe dhe kanë efekt të drejtpërdrejt kushtetues, ekonomik dhe juridik ndaj Kosovës.
“Konsideroj që e bërë për fushatë elektorale për t’i mbajtur fuqinë Listës Serbe, Beogradi zyrtar ka edhe efektin tjetër, agresion kushtetuese, ekonomik dhe juridik ndaj Kosovës. Dhe përgjigjen do të duhet ta kishte për këtë situatë para së gjithash BE-ja”, tha Maloku.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka theksuar se aktiviteti politik i zhvilluar nga shteti serb korrespondon me qëndrimin zyrtar të Serbisë sa i përket interferencës në pjesë të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe kushtetueshmërisë.
Ai ka sqaruar se hapja e konkurseve për strukturat paralele në sektorin e shëndetësisë është një sinjal për qytetarët e komunitetit serb që të mbështesin Listën Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kërkesa e Serbisë për konsullatë në Shkodër ngjall kundërshtime në Tiranë
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu mban sot takim me përfaqësuesit e partive politike
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kërcënon me jetë zyrtarët e institucioneve shtetërore të Kosovës
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi