Mitrovicë, 27 dhjetor 2025 09:36
Në prag dhe gjatë fundjavës së zgjedhjeve parlamentare, veri i Kosovës u mbush me një pamje jo të zakonshme: rrugët e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut ishin të zëna me qytetarë. Autoritetet përpiqeshin ta paraqisnin këtë si dëshmi të “interesit të madh të qytetarëve”, por dëshmitë nga terreni tregojnë një realitet tjetër.
Një pjesë e të punësuarve në institucionet që funksionojnë në sistemin serb u detyruan të qëndrojnë në veri, jo për të shërbyer komunitetin, por për të marrë pjesë kolektivisht në votime. Një pjesë tjetër e zgjedhësve erdhi e organizuar nga Serbia, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në veri të Kosovës.
“Nuk na pyeti askush nëse dëshironim të qëndronim. Na thanë që prezenca është e detyrueshme dhe se duhet të dihet se ku dhe kur do të votohet. Kush nuk vjen, le të mendojë për pasojat”, tregon një i punësuar në sektorin publik, i cili kërkoi të mbetet anonim.
Qytetarë të tjerë nuk fshehin skepticizmin e tyre ndaj procesit. “Kjo nuk është votim, kjo është regjistrim. Dihet kush duhet të vijë, kush duhet të shfaqet dhe kush më pas do të verifikohet. Nëse duhet të votosh sepse paga jote varet nga kjo, atëherë kjo nuk është zgjedhje”, deklaron Goran Simiq nga Zveçani për portalin “Veritasinfo”.
Situatën e komplikon edhe prezenca e zgjedhësve nga Serbia. Autobusë dhe automjete me targa të ndryshme serbe u vunë re gjatë gjithë fundjavës, gjë që hedh dyshime mbi autenticitetin e procesit zgjedhor. “Unë jetoj këtu gjithë jetën, por kam ndjesinë se jam mysafir në qytetin tim. Vijnë njerëz që nuk paguajnë faturat këtu, nuk përjetojnë problemet e përditshme, por vendosin në emrin tim”, thotë Milosh Gajiq nga Mitrovica e Veriut.
Qytetarë të tjerë shprehin se veri i Kosovës përdoret prej vitesh si një poligon për eksperimentime politike, ku vullneti i zgjedhësve nuk matet me lirinë e zgjedhjes, por me disiplinën dhe bindjen. Marina Pantoviq, përfaqësuese e një partie lokale, thekson: “Kur zgjedhjet kalojnë, të gjithë këta njerëz largohen. Ne mbetemi me të njëjtat probleme, të njëjtat presione dhe me besim edhe më të vogël se diçka mund të ndryshojë.”
Në këtë kontekst, zgjedhjet në veri të Kosovës ngjallin pyetjen e vjetër: a janë ato një shprehje e lirë demokratike e qytetarëve, apo thjesht një mekanizëm kontrolli i orkestruar nga Lista Serbe dhe Beogradi, ku qytetarët nuk vendosin për fatin e tyre, por përfaqësojnë një proces të planifikuar?

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit