Prishtinë, 27 dhjetor 2025 07:59
Pas reshjeve të fundit të borës në vend, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se operatorët për mirëmbajtjen e rrugëve janë aktivizuar dhe ndodhen në gatishmëri të plotë për pastrimin dhe kriposjen e akseve rrugore në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria në rrjetin social Facebook, institucionet përgjegjëse janë të përgatitura që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë qarkullueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të trafikut, pavarësisht kushteve atmosferike.
Autoritetet kanë apeluar gjithashtu tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, duke respektuar rregullat e trafikut dhe duke përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Ministria ka theksuar se bashkëpunimi i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion gjatë ditëve me mot të pafavorshëm.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve