Prishtinë, 26 dhjetor 2025 18:36
Fondi në Trustin pensional prej gati 4 miliardë eurosh mbetet stabil
Pavarësisht pasigurive dhe luhatjeve në tregjet financiare globale, Trusti Pensional i Kosovës pritet ta mbyllë vitin 2025 pozitivisht. Kështu ka deklaruar Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit, duke theksuar se fondi është ndërtuar për t’i përballuar periudhat e paqëndrueshme në tregje.
Ai ka sqaruar se fondi pensional nuk duhet parë si investim afatshkurtër dhe se rëniet e përkohshme në tregje nuk e përcaktojnë të ardhmen financiare të kontribuuesve. Sipas tij, investimi pensional është i orientuar drejt pensionimit dhe luhatjet e përkohshme nuk e rrezikojnë sigurinë e fondeve.
Bajra ka theksuar se gjatë vitit 2025 Trusti është përballur me luhatje të ndryshme në tregjet ndërkombëtare, por falë menaxhimit aktiv dhe diversifikimit të investimeve, këto goditje janë absorbuar pa cenuar stabilitetin e fondit. Ai ka shtuar se kapitali është alokuar dhe rialokuar në mënyrë strategjike aty ku janë vërejtur rënie apo mundësi për kthim më të mirë.
Sipas tij, strategjia e investimeve është ndërtuar mbi parimin e sigurisë maksimale për kontribuuesit, duke shmangur rrezikun e panevojshëm dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë tregjet globale. Ai ka nënvizuar se natyra e fondeve pensionale kërkon durim dhe planifikim afatgjatë.
Në fund, Bajra e ka cilësuar fondin pensional të Kosovës si një arritje të rëndësishme institucionale, duke theksuar se rritja e tij në gati katër miliardë euro është rezultat i disiplinës së kontribuuesve dhe menaxhimit profesional ndër vite.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve