Prishtinë 26 Dhjetor 2025 16:43
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Lawler.
Në këtë letër, kongresisti Lawler e ka falënderuar kryeministrin për takimin që bashkë zhvilluan në New York në shtator të këtij viti. Ai theksoi se mbështetja për Republikën e Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe dypartiake.
“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e kongresisti Lawler.
Ai i shprehu urimet e tij kryeministrit dhe familjes së tij në këtë sezon festiv, dhe tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv vitin e ardhshëm.
Kryeministri Kurti dhe kongresisti Lawler ishin takuar në New York në fund të muajit shtator, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresisti Lawler, njëherësh është edhe anëtar i Komitetit për Punët të Jashtme në kongresin amerikan.
Përkthimi jozyrtar në shqip i letrës së kongresistit republikan, Michael V. Lawler:Ai i shprehu urimet e tij kryeministrit dhe familjes së tij në këtë sezon festiv, dhe tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv vitin e ardhshëm.
Kryeministri Kurti dhe kongresisti Lawler ishin takuar në New York në fund të muajit shtator, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresisti Lawler, njëherësh është edhe anëtar i Komitetit për Punët të Jashtme në kongresin amerikan.
Përkthimi jozyrtar në shqip i letrës së kongresistit republikan, Michael V. Lawler
I nderuar Kryeministër Kurti,
Shpresoj që ky mesazh ju gjen mirë, ndërsa po i afrohemi fundvitit.
E çmova mundësinë për t’u takuar gjatë vizitës suaj të fundit në Shtetet e Bashkuara. Ju faleminderit që ndatë informacione rreth progresit të Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Mbështetja për Republikën e Kosovës mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Teksa sezoni festiv po afrohet, ju shpreh urimet e mia më të mira juve dhe familjes suaj. Mezi po pres të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë