Prishtinë 26 Dhjetor 2025 15:34
Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS ka njoftuar se ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor.
KEDS ka bërë të ditur se do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë komunat e Kosovës.
Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme; Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale; Ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit; Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit. KEDS mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë