Prishtinë, 26 dhjetor 2025 07:13
Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësim në qarqet ushtarake dhe diplomatikë të Evropës Perëndimore.
Bombarduesit rusë Tu95MS, të cilët kanë kapacitet për të mbajtur armë bërthamore, u dërguan në një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez, në veri të Skocisë, afër hapësirës ajrore britanike, raporton The Mirror.
Ky lloj aeroplani përdoret shpesh nga Rusia për misione të zbulimit dhe të demonstrimit të forcës, duke rritur tensionet në rajon.
Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, bëhej fjalë për një “fluturim të planifikuar” mbi ujërat neutrale, por zyrtarët perëndimorë e vëzhguan fluturimin dhe vendosën masa monitorimi, duke ndjekur çdo lëvizje të bombarduesve rusë nga ajri dhe radarët tokësorë.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë