Prishtinë, 25 dhjetor 2025 20:53
Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (PSG), deputeti Shaip Kamberi ka dorëzuar në Kuvendin Popullor të Serbisë propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.
Pas 13 vitesh funksionimi, sipas Kamberit, nuk ka prova që qendra ka vepruar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, veprimtaria e saj është karakterizuar nga mungesë transparence, paqartësi rreth financimit dhe dyshime serioze për rol politik dhe të sigurisë, si brenda vendit, ashtu edhe në rajon.
Një tjetër shqetësim i shprehur ka qenë tentativa për t’i dhënë qendrës dhe stafit të saj status diplomatik dhe imunitet, çka nuk përputhet me praktikat standarde të misioneve humanitare. Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se struktura të tilla mund të përdoren për veprimtari inteligjente dhe destabilizuese, sidomos pranë objekteve strategjike.
Sipas Kamberit, hulumtimet e gazetarëve investigativë tregojnë se persona të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare në Serbi kanë marrë pjesë në trajnime për nxitjen e trazirave gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.
Shfuqizimi i ligjit synon të largojë dyshimet ekzistuese dhe të përshpejtojë rrugën evropiane të Serbisë, pasi qendra ka qenë objekt kritikash në raportet e Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve