Prishtnë 25 Dhjetor 2025 18:26
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar se korniza e tyre ligjore u mundëson të paraburgosurve të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye bindëse humanitare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Sipas DHSK-së, deri më tani janë urdhëruar gjithsej katërmbëdhjetë vizita të tilla, të cilat janë menaxhuar drejtpërdrejt nga gjykata.
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka bërë të ditur për Tëvë1 se kërkesa e Mustafës, është shqyrtuar nga Gjyqtari i Vetëm të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, gjyqtari ka nxjerrë një vendim për kërkimin e informacioneve shtesë, të cilat janë dorëzuar të martën, më 23 dhjetor. Në momentin kur babai i Mustafës ka ndërruar jetë, procesi ende nuk kishte përfunduar, pasi duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme.
Sipas DHSK-së, në raste të tilla, gjyqtarët vlerësojnë çdo kërkesë me urgjencë dhe dhembshuri, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat konkrete dhe duke u bazuar në kornizën ligjore të gjykatës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Megjithatë, theksohet se edhe kur një vizitë humanitare miratohet nga gjyqtarët, realizimi i saj mund të marrë kohë për shkak të nevojës për koordinim me aktorë të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, përfshirë fluturimet dhe masat e sigurisë.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur gjithashtu se deri tani nuk ekziston asnjë dosje publike që të konfirmojë nëse Salih Mustafa ka paraqitur ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin.
Ndryshe, të enjten ka vdekur babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa pas problemeve shëndetësore për një kohë të gjatë. Pavarësisht këtyre problemeve shëndetësore, Gjykata Speciale në Hagë nuk i ka dhënë leje Salih Mustafës ta vizitoj babain e tij.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë