Prishtinë 25 Dhjetor 2025 11:36
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”.
Në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se kjo iniciativë ka ardhur në kuadër të avancimit të cilësisë së mësimdhënies në trajnimet policore, përmes aplikimit të teknikave dhe taktikave bashkëkohore, si dhe ofrimit të trajnimeve të avancuara për instruktorë, ku në një periudhë afro 2 javësh, janë çertifikuar gjithsej tetëmbëdhjetë instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri.
“Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale.
Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke aplikuar praktikat dhe standardet më të larta profesionale ndërkombëtare, në harmoni me dokumentet strategjike, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse”, shkruhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë