Prishtinë, 25 dhjetor 2025 10:33
Që nga marrja e mandatit nga kryetarët aktualë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të gjithë nga radhët e Listës Serbe, vihet re një rënie e theksuar e aktivitetit informues në faqet zyrtare të këtyre komunave në rrjetin social Facebook. Këto faqe, të cilat do të duhej të shërbenin si kanale kryesore të komunikimit me qytetarët, janë pasivizuar dukshëm dhe nuk po përmbushin rolin e tyre publik.
Nuk ka asnjë informatë të publikuar në faqet e komunave në fjalë në llogaritë e tyre zyrtare në facebook, shkruan Veritasinfo.
Ky pasivizim i komunikimit digjital është shqetësues, sidomos në një kohë kur rrjetet sociale janë ndër mjetet kryesore të informimit për qytetarët. Mungesa e informatave zyrtare krijon vakuum informativ, hapësirë për dezinformim dhe ul besimin e qytetarëve në institucionet lokale.
Po ashtu, kjo qasje përjashton qytetarët nga proceset vendimmarrëse dhe kufizon llogaridhënien e pushtetit lokal.
Komunat kanë obligim ligjor dhe moral të informojnë qytetarët në mënyrë të rregullt, të qartë dhe të barabartë, pa dallime politike apo etnike. Përdorimi pasiv ose selektiv i faqeve zyrtare në Facebook bie ndesh me parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe përfshirjes qytetare.
Rivitalizimi i këtyre faqeve dhe kthimi i tyre në platforma aktive informimi do të ishte një hap i domosdoshëm drejt përmirësimit të komunikimit mes komunave dhe qytetarëve. Pa informim të rregullt dhe transparent, institucionet lokale rrezikojnë të mbeten të shkëputura nga nevojat reale të komunitetit që pretendojnë se përfaqësojnë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve