Prishtinë, 24 dhjetor 2025 18:03
Fundoset një anije në Mesdhe: 116 të vdekur, një i mbijetuar
Një anije është fundosur në Mesdheun qendror, ku 116 persona kanë vdekur, ndërsa vetëm një u shpëtua nga një peshkatar tunizian, raporton Radiotelevizioni publik italian (RAI).
“Kundër heshtjes dhe indiferencës së autoriteteve, ne kërkojmë përgjigje. Familjet që kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën”, deklaron organizata humanitare. “Ata ishin nisur të enjten e kaluar dhe u kërkuan të hënën nga avioni Seabird i Sea-watch.”
Alarm Phone pretendon se ka tentuar vazhdimisht të kontaktojë anijen përmes telefonit satelitor, por pa sukses.
“Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një vendndodhje GPS. Ne vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen përmes telefonit satelitor gjatë gjithë ditës, por përsëri pa sukses.”
“Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme”, vazhdon organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane “na informoi me telefon se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor.”

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë