Murat Dernjani dënohet me 20 vite burg për krime kundër njerëzimit
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall dënimi ndaj Murat Dernjanit, i cili u dënuar me 20 vite burg për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Koha që ai ka kaluar në paraburgim do të llogaritet në këtë dënim.
Rasti u trajtua me dyer të mbyllura për publikun për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe për të mbrojtur viktimat.
Gjatë procesit, gjykata mori në konsideratë dëshmitë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, të cilat ishin të përputhshme dhe konfirmuan përgjegjësinë e Dernjanit për veprime të dhunshme në Siri dhe Irak.
Gjykata vlerësoi se veprimet e tij përbëjnë shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës dhe të drejtës ndërkombëtare.
Ky vendim bazohet në provat e paraqitura, që tregojnë qartë se Dernjani ka kryer krime kundër së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Për kujtesë, në vitin 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar Dernjanit 5 vite burg për veprat që lidhen me terrorizmin.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante