Prishtinë, 18 dhjetor 2025 15:43
Sot, të gjitha komunat veriore të Kosovës mbajtën seanca të sinkronizuara për zgjedhjen e kryesuesve të kuvendeve komunale. Ky koordinim i përbashkët ndodh në një kontekst politik të tensionuar, ku vendimet e marra nga disa kryesues të zgjedhur shpesh bien në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Leposaviq: Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal, Marko Rakiq nga Lista Serbe u zgjodh kryetar me 11 vota nga 14 asamblistë, ndërsa dy vota u shpallën të pavlefshme. Në të njëjtën seancë u diskutua edhe propozimi për daljen e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Zubin Potok: Në seancën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Nemanja Jakshiq u zgjodh kryetar, ndërsa pozita e nënkryetarit për komunitetet pakicë mbeti e pazgjidhur për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë. Asamblistët votuan gjithashtu për daljen e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, duke reflektuar një orientim politik që sfidon autoritetin dhe ligjshmërinë e institucioneve qendrore.
Zveçan: Serxhan Milosavljeviq u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal me 15 vota “për”. Ndërkaq, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kryesues u zgjodh Nemanja Bishevac, derisa zëvendëskryesuese u zgjodh Aida Ferati Doli

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit