Mitrovicë e Veriut, 18 dhjetor 2025 14:21
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka marrë një vendim të diskutueshëm, duke votuar për largimin e kësaj komune nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi u miratua me 11 vota pro nga asamblistët e komunitetit serb, ndërsa dy vota kundër erdhën nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, asamblisti Emir Ademi dhe asamblistja Aida Ferati-Doli.
Propozimi për largimin nga AKK u fut si pikë jashtë rendit të ditës, pa debat paraprak dhe pa transparencë të mjaftueshme ndaj publikut, çka ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po udhëhiqet kjo komunë. Një veprim i tillë, i marrë në mënyrë të befasishme dhe pa konsultim të gjerë, dëshmon mungesë të respektimit të parimeve demokratike dhe të funksionimit institucional.
Asamblistët Emir Ademi dhe Aida Ferati-Doli votuan kundër këtij vendimi, duke kundërshtuar hapur një veprim që, sipas tyre, dëmton interesat e qytetarëve dhe e izolon Komunën e Mitrovicës së Veriut nga mekanizmat institucionalë të bashkëpunimit me komunat e tjera të Kosovës. Qëndrimi i tyre u vlerësua si përpjekje për të mbrojtur funksionimin ligjor dhe kushtetues të pushtetit lokal brenda rendit juridik të Republikës së Kosovës.
Vendimi i Kuvendit Komunal shihet si vazhdimësi e politikave destruktive të Listës Serbe, e cila udhëheq komunën dhe që, në vazhdimësi, ka ndërmarrë veprime që bien ndesh me interesat e shtetit të Kosovës dhe integrimin institucional të veriut.
Largimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është thjesht një akt distancimi nga një mekanizëm këshillëdhënës i Kosovës, por një mesazh politik që synon largimin nga institucionet e Kosovës dhe dobësimin e bashkëpunimit ndërkomunal.
Asamblisti Emir Ademi ka deklaruar për Veritasinfo se Lista Serbe po e përdor pushtetin lokal për të avancuar agjenda politike që nuk reflektojnë nevojat reale të qytetarëve, por interesa të ngushta politike.
Ky veprim rrezikon izolimin e komunës, humbjen e përfitimeve nga bashkëpunimi me AKK-në dhe thellimin e ndarjeve politike e institucionale.
“Në vend që të fokusohet në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe në forcimin e institucioneve lokale brenda sistemit të Kosovës, udhëheqja aktuale e Komunës së Mitrovicës së Veriut po vazhdon me vendime që minojnë funksionalitetin institucional dhe sfidojnë drejtpërdrejt rendin shtetëror të Republikës së Kosovës. E theksova edhe në mbledhje se, si institucione lokale, kemi punë më të rëndësishme sesa ky propozim që erdhi”, ka thënë Ademi.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Milan Radojeviq, njoftoi se ka emëruar Adriana Hoxhiç nënkryetare të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Ky emër është përmendur kohët e fundit për sjellje të papërshtatshme ndaj punëtorëve të administratës komunale, duke i kërcënuar ata me largim nga puna nëse nuk arrijnë të mësojnë mjaftueshëm gjuhën serbe.
Ndryshe, në mbledhjen e sotme është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal. Për këtë pozitë u votua Nemanja Bishevac, ndërsa zëvendëskryesuese u zgjodh Aida Ferati-Doli.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit