Prishtinë, 15 dhjetor 2025 18:50
Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.
Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.
Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.
“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar ai.
“Ata kanë bërë shumë postime duke i thirrur edhe bashkëatdhetarët e tyre në Serbi që t’i bashkohen asaj lufte. Sigurisht që inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve të tjera perëndimore, në këtë rast edhe e Britanisë së Madhe, i kanë edhe më të sakta këto informacione. Se a do të ketë rrezik të një konflikti në Ballkan, realisht janë dy vatra krize që potencialisht mund të shpërthejnë: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.
“Në rastin e shqiptarëve, shteti i Kosovës jo vetëm që nuk i ka përkrahur, por përkundrazi i ka luftuar këto fenomene. Ndërsa në rastin e serbëve në Ukrainë, shteti serb, në mënyrë indirekte përmes agjencive të inteligjencës, i përkrah ata, madje edhe i stërvit”, ka thënë Veseli.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit