Prishtinë, 15 dhjetor 2025 13:54
Performanca Industriale 2025 dhe planet për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për vitin e ardhshëm, janë prezantaur në konferencën vjetore të organizuar nga MINT dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA.
“Borxhi ynë publik është më i ulti në Evropë, rreth 16% të bruto produktit vendor, që ka mundësuar që qeveria e Kosovës të ketë politika sovraniste, pastaj rritja ekonomike mbi 4%, vlerësimi kreditor sovran i konfirmuar 2B-, sektori bankar përgjithësisht i kapitalizuar mirë, këto s’janë veç numra për raporte por garanci për juve sipërmarrës se Kosova është një adresë serioze për investime afatgjate”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë kësaj konference.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka treguar detajet e planeve për mbështetje të bizneseve për vitin 2026. Ajo ka thënë se synimi është krijimi i më shumë start-up për biznese të vogla dhe të mesme.
“Kemi propozuar masat e reja, me theks në uljen e deficitetit tregtar, lehtësimin e industrisë së gjelbër, maksimizimin e rritjes së vlerës dhe plani i veprimit 2026 – 2028 që fokusohet kryesisht në financim, zhvillimin e kapitalit njerëzor, në teknologji, eksporte me synim në rritjen e vlerës së shtuar të vendit tonë, punësimit dhe konkurrueshmërisë së industrisë prodhuese në Kosovë”, ka thënë ajo.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin