Mitrovicë, 13 dhjetor 2025 08:48
Në rrugën magjistrale Mitrovicë–Jarinjë kanë nisur punimet për sanimin e dëmtimeve të asfaltit dhe gropave, të cilat për muaj me radhë kanë paraqitur problem për drejtuesit e automjeteve. Ekipet tashmë janë në terren dhe punimet po zhvillohen aktualisht në segmentet më kritike të rrugës.
Qytetarët që e shfrytëzojnë çdo ditë këtë aks rrugor theksojnë se sanimi ka qenë i domosdoshëm, duke pasur parasysh dëmtimet e shpeshta të automjeteve dhe uljen e sigurisë në komunikacion, veçanërisht gjatë ditëve me shi.
Gjatë zhvillimit të punimeve janë të mundshme ndërprerje të shkurtra ose qarkullim i ngadalësuar i trafikut, ndaj shoferëve u këshillohet kujdes dhe durim i shtuar. Pritet që pas përfundimit të sanimit, kushtet për vozitje të përmirësohen dukshëm, të paktën përkohësisht, deri në një rindërtim më serioz të rrugës.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve