Prishtinë, 12 dhjetor 2025 21:14
Ushtrimi i përbashkët i planifikuar nga Policia e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përfunduar.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale.
“Ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave i kryer nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës tani ka përfunduar. Faleminderit!”.
Pjesë e ushtrimit ishin njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme. Ushtrimi ka nisur në ora 15:00 dhe ka zgjatur deri në orën 21:00, në zonën përreth Ambasadës amerikane në Prishtinë – lagjja “Arbëria”.
Ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante