Prishtinë, 12 dhjetor 2025 09:23
Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police e graduar në Rreshter nga radhët e Policisë së Kosovës qysh në vitin 2001, është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Mehmeti-Quigley iu bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit të tij.
Ajo shënoi një sërë ngritjesh në pozita komanduese, përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2013 ajo u rikthye në Kosovë për të vazhduar shërbimin në polici, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq tani, Mehmeti-Quigley është diplomuar edhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
“Ceremonia e Diplomimit të Sesionit 296 të Akademisë Kombëtare të FBI-së! Përvojë jetësore, krenare që jam e diplomuar në FBI”, shkroi vetë Mehmeti-Quigley.
Këtë arritje, Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) e ka vlerësuar si një moment të jashtëzakonshëm dhe si një hap të rëndësishëm për gratë kosovare në sektorin e sigurisë.
“Një moment krenarie për komunitetin tonë dhe për të gjitha gratë në zbatimin e ligjit, duke thyer barrierat dhe duke frymëzuar breza të tërë. Bravo Kosovë”, shkruhet në postimin e AALEA-s.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia