Prishtinë 5 Dhjetor 2025. 15:10
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas njoftimit të fundit të Speciales, gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2016 për nisjen e procesit kundër Thaçit, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.
Procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, gjatë së cilit Prokuroria e Specializuar do të paraqesë provat kryesore.
“Më 4 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm caktoi datën për fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga ZPS-ja, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026”, thuhet në njoftim.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve