Prishtinë, 04 dhjetor 2025 19:31
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka falënderuar të gjithë akterët për punën e përbashkët në realizimin e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.
“Shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë përfundon sot. Menjëherë pas saj fillojmë me vendosjen e shtresës së tretë, e më pas me punimet e sinjalizimit dhe ndriçimit. Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe të shumëpritur. Falënderoj të gjithë akterët për punën e përbashkët që kemi bërë dhe po vazhdojmë ta bëjmë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve