Zubin Potok, 05 dhjetor 2025
Nën respektim të plotë të simboleve shtetërore, edhe kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq, e ka dhën betimin për mandatin e ri si kryetar i kësaj Komune.
Duke deklaruar se si kryetar e pret një punë shumë e ngarkuar, ai u shpreh se në tri vitete e fundit, ishte një periudhë shumë e vështirë për sic tha ai komunitetin lokal, gjatë mandatit të tij të ardhshëm do të ketë lehtësime porse nuk do të jetë krejtësisht e lehtë.
Ai në sallën e Kuvendit Komunal ka qenë shumë i shkurtër në deklaratën e tij, mirëpo pas përfundimit të seancës, peroviq sëbashku me këshilltarët komunal ka ecur këmbë deri pranë selisë së partisë Lista serbe, ai ka dhënë deklaratë për media.
“Sapo kemi marrë përsipër këtë detyrë jo aq të lehtë. Ka pasur probleme në të kaluarën, ato do të jenë më të pakta, por nuk do të mungojnë as në të ardhmen, mirëpo nuk por ne prapë do t’i përballojmë ato”.
Gjatë seancës, asambleisti opozoitar, Milija Bishevac, i ka dorëzuar Peroviqit një flamur serb, duke i kërkuar që ta mbajë premtimin e dhënë se pas marrjes së pushtetit do ta vendos atë flamur në objektin komunal të Zubin Potokut. “ Kryetar, mbaje premtimin, ktheje këtë flamur ashtu sic edhe ke premtuar”, i tha Bishevac.
I pyetur nga portali “Veritasinfo” nëse do ta bëjë një gjë të tillë, Peroviq u përgjigj shkurt”. Ju lutem, kemi shumë punë për të bërë”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri