Mitrovicë e Veriut, 05 dhjetor 2025 13:17
Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, pas betimit në seancën konstituive të Kuvendit Komunal, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes këshilltarëve të rinj pas betimit ceremonial sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës.
“Prapa nesh po mbetet periudhë e errët politike, Komuna e Mitrovicës së Veriut ishte i vetmi ambient urban multietnik për të cilin të gjithë ishim krenarë. Në periudhën e kaluar ndodhën disa ndryshime me të cilat qytetarët nuk ishin të kënaqur dhe ata e shprehën qartë vullnetin e tyre në këto zgjedhje”, tha Radojeviç.
Ai theksoi se këshilltarëve u është dhënë mandati të punojnë së bashku, në interes të qytetarëve dhe të komunës. “Besoj se së bashku do t’iu sjellim qytetarëve tanë prosperitet, do të mundësojmë një jetë normale dhe përsëri do të jemi krenarë për atë multietnicitet dhe bashkëjetesë që ekziston në komunën tonë,” shtoi ai.
Seanca e sotme konstituive e kuvendit është manifestuar me një ngjarje jo të zakontë – por e pritshme.
Marko Jakshiç, nga Lista Serbe, ka treguar shenja të nacionalizmit serb, gjatë seancës inauguruese të kuvendit, duke e shfaqur flamurin e Serbisë, të vendosur në tavolinën e sallës ku po zhvillohej ceremonia e dhënies së betimit të kryetarit të ri dhe anëtarëve të rinj.
Megjithëkëtë, atij i është kërkuar nga përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ta largojë flamurin, gjë që edhe u detyrua të zbatojë kërkesën legjitime të MAPL-së.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri