Prishtinë 04 Dhjetor 2025. 11:42
Zyrtarisht, është nënshkruar kontrata nëpërmjet të cilës ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të furnizohen me veshmbathje dhe pajisje ushtarake.
Procesi i zvarritur që nga marsi, me të iniciuar aktivitetin e prokurimit, gjeti zgjidhje me kontratën që u dha më 20 gusht, shkruan IndeksOnline.
Pas më shumë se tre muajsh, kontrata në vlerë prej 275 mijë e 650 eurosh më në fund u nënshkrua më 1 dhjetor.
Në kohën kur u shpall aktiviteti i prokurimit, vlera e kontratës parashikohej të kapte shifrën prej 217 mijë eurosh.
Kompania që do të kryejë shërbimin në afat prej 3 vitesh është “Sodex Group”.
“Furnizimet duhet të behet sipas specifikimit teknik te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së” thuhet në njoftimin prokurues.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve