Prishtinë 03 Dhjetor 2025 18:15
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me zhvillimet e “CEFTA Week 2025 – Tregtim i përbashkët, drejt Evropës”, ku foli për arritjet, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Hajdari tha se me përfundimin e kryesimit të Kosovës në CEFTA, kjo javë u karakterizua nga aktivitete të ndryshme që theksuan rëndësinë e tregut të përbashkët dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare.
“Edicioni i kësaj jave të CEFTA-s me temën ‘Tregtim së bashku drejt Evropës’ paraqet një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar rezultatet tona së bashku me vendet anëtare, si dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për avancimin e tregut të përbashkët rajonal. Ngjarjet e mbajtura gjatë kësaj jave vunë në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Me këtë edicion përmbyllet edhe kryesimi i Kosovës në CEFTA, duke theksuar përkushtimin tonë për të ecur së bashku drejt Bashkimit Evropian. Pas 13 vitesh, për herë të parë Kosova ka ndërmarrë hapa zyrtarë për përmirësimin e përfaqësimit të saj në CEFTA. Ne kemi larguar UNMIK-un nga CEFTA dhe tash e tutje Kosova përfaqësohet vetëm nga institucionet e saj”, tha ajo.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve