Prishtinës 02 Dhjetor 2025 08:40
Grupi i Kosovës për Sisteme Gjeografike të Informacionit (GGK – GIS Group of Kosovo) ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me ndryshimet në sipërfaqet pyjore në Kosovë për periudhën 2000–2023, bazuar në analizat e Hansen Global Forest Change.
Sipas raportit, vendi ka pësuar humbje të konsiderueshme të pyjeve në dy dekadat e fundit. Të dhënat tregojnë se nga viti 2001 deri në vitin 2023, në Kosovë janë humbur 152 kilometra katrorë pyje, ndërsa në të njëjtën periudhë janë regjistruar vetëm 56 kilometra katrorë sipërfaqe të re pyjore.
GGK-ja bën të ditur se komunat më të prekura nga shpyllezimi janë Prishtina, Gjakova, Peja dhe Podujeva, zona ku ndikimi në biodiversitet, në ekosistemet pyjore dhe në klimën lokale është më i theksuar.
Në njoftim theksohet se këto të dhëna ngrenë alarmin për nevojën urgjente të projekteve për ri-pyllëzimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, si një parakusht për mbrojtjen e natyrës dhe aleancave klimatike në vend.
GGK-ja apelon për më shumë angazhim institucional dhe shoqëror në ruajtjen e pasurisë pyjore, duke e cilësuar atë si një ndër resurset më të rëndësishme natyrore të Kosovës.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it