Prishtinë, 29 nëntor 2025 19:39
Gazetari Domagoj Margetiç ka folur ekskluzivisht për Balkan Talks në Euroneës Albania, mbi shkrimin investigativ për përfshirjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në një grup snajperistësh gjatë viteve të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ai ka dhënë detaje dhe dëshmi nga hetimi, që tregojnë lidhjen e Vuçiç me këtë grup.
“Në afërsi të Sarajevës, udhëhiqeshin nga njerëz të një njësie paraushtarake, të cilët kishin leje kalimi nga institucionet serbe. Dhe ajo që dimë tani, dhe çfarë zbulova është se Vuçiç ishte një nga ata që shoqëronte të ashtuquajturit ‘klientë’, dhe Vuçiç mbante një badge të shërbimeve sekrete serbe, ndërsa vazhdonte kalimin. Mirko Blagojević ishte kreu i kësaj njësie paraushtarake dhe ai ka thënë se Vuçiç ishte ai që shoqëronte njerëzit dhe mundësonte lëvizjen e tyre. Ata shkonin nga lokaliteti Ipale tek varrezat hibraike, deri sa kalonin turistët. Shumica e dëshmive të mia mbi këtë hetim janë nga pala paraushtarake serbe, kam folur me eksponentë dhe ish-ekspozentë të Bonsjes, që po ashtu kanë konfirmuar se Vuçiç ka qenë aty. Kam takuar njerëz të njësisë paraushtarake serbe që më konfirmuan se ky ‘safari’ drejtohej nga Sllavko Aleksic dhe Vuçiç ishte pjesë e kësaj njësie. Pra, shumica e informacioneve vijnë nga ushtarët. Nëse e keni parë artikullin tim, unë nuk kam përmendur Serbinë dhe qytetarët serbë, por ata që kanë marrë pjesë.”, ka deklaruar Margetiç.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë